Nën kujdesin e Anna Maria Donnarumma
Formim në shkëmbim Itali/Kosovë për zhvillim në partnership,
PRO.DO.C.S. Editore, Roma, 2009, fq.200
Vëllimi është realizuar në kuadrin e Projektit Edukimi për Zhvillim “Formim nëpërmjet shkëmbimit Itali/Kosovë, për një zhvillim në partneritet”, me bashkëpunimin e OJQ-ve italiane dhe kosovare, me synim konsolidimin dhe forcimin e një ecurie peer education.
Studimi/Kërkimi ka zgjedhur fushat e ndërhyrjes ku ka patur përvojë të mirë kooperacioni ndërkombëtar duke ndjekur linjat e strategjive dhe projekteve të OJQ-ve të përfshira, nëpërmjet analizës së rrethanave të Vendit, duke u nisur nga pikëvështrime të ndryshme sipas sektorit të studimit.
Sektorët e trajtuar në studimet janë : sektori social – për sa i përket kushteve të të miturve të braktisur, sektori i arsimit, dialogu ndëretnik/ndërkulturor, sektorët parësorë të zhvillimit ekonomik, zhvillimi financiar dhe i mikrokredisë dhe fenomeni i migrimeve. Në studim është angazhuar një ekip prej 15 vepruesish/studiuesish, në Itali dhe Kosovë, dhe është botuar nga PRO.DO.C.S. në kolanën “Città e Cittadinanze” në katër gjuhë : italisht, shqip, serbisht dhe anglisht.
FJALËT KYÇE: edukimi për zhvillim; partneritet, kooperacion ndërkombëtar; dialog ndërkulturor; zhvillim ekonomik;shtetësi europiane; migrim; bashkëjetesë shumëetnike,; peer education; ekonomi rurale.
Projekti i Edukimit për Zhvillimin “FORMIM NËPËRMJET SHKËMBIMIT ITALI/KOSOVË
PËR NJË ZHVILLIM NË PARTNERITET” i realizuar bashkarisht nga OJQ-të italiane dhe kosovare, gjatë vitit në vazhdim, ka dashur të konsolidojë dhe të forcojë një ecuri peer education dhe kërkimi, sintezë e potencialitetit të sistemit vendas të shoqatave dhe të privatëve të angazhuar në çështjet sociale, të subjekteve administrues/qeveritarë të dy vendeve të përfshirë në projektet, që kapnë punuar në partneritet për një dekadë, nga viti 1999 deri më sot.
Nëpërmjet tipologjive të ndryshme të bashkëpunimit (emergjence, ndihme humanitare, vetëzhvillimi, i decentralizuar), kanë zbuluar levat lëvizëse të promovimit të personit në shprehje të dinjitetit / lirisë së tij, pavarësisht nga ndryshimet etnike-kulturore e fetare, me perspektiva të reja zhvillimi komunitar dhe të ndërtimit të dilogut mes subjekteve të ndryshëm, për një afrim në nivel institucional në favor të bashkëjetesës paqësore. Në kushtet drejt qëndrueshmërisë sovrane dhe të demokratizimit institucional të Kosovës, është punuar në mbështetje të proçeseve të zhvillimit komunitar, të garancisë së të drejtave të njeriut për të gjithë, të dialogut ndëretnik/ndërfetar dhe për format e bashkëjetesës paqësore me pakicat e pranishme në territor.
Projekti ka synuar të thellojë njohjet dhe ndërgjegjshmërinë në horizontin e një përkatësie të përbashkët në të njëjtën Zonë gjeopolitike, ku Bashkimi Europian dhe Ballkani janë të thirrur të përballojnë së bashku problematikat e krijuara nga marrëdhëniet politike të fqinjësisë së mirë dhe të qytetarisë së përbashkët europiane. Është konsideruar shëmbullor (ekzemplar) studimi i kontekstit të “vendit Kosovë” në tranzicion/ndryshim në të njëjtën Zonë Rajonale që po nxjerr sfida konkrete ndaj çështjes “hapsirë europiane”, me synim arritjen e modelit të Europës solidare, të zgjeruar në zonën ballkanike, duke favorizuar kushtet e partneritetit, të vetëzhvillimit dhe të bashkëjetesës paqësore të vendeve që i përkasin.
Në këtë drejtim rezultatet e Studimit/Kërkim “Në partneritet Itali-Kosovë”, mjet kryesor i Projektit që këtu botohet në versionin italisht, së bashku me atë shqip dhe anglisht, në vëllimet ë tjera të Kolanës “Qytet e shtetësi” paraqesin zgjedhjet e kooperacionit italian. Roli i luajtur nga çdo OJQ që ka marrë pjesë në projekt, ka bërë të mundur kapitalizimin e propozimeve për projekte dhe forma koordinimi mes disa subjekteve, në një logjikë susidiariteti dhe punë “rrjeti e në rrjet” për të vlerësuar sektorë specifikë të strategjive socio-kulturore dhe të vetëzhvillimit, ku vetë OJQ-të kanë patur më shumë përvojë dhe ku janë fituar më shumë njohuri dhe kompetenca, si në ndërhyrjet e projekteve të ndryshme, ashtu dhe në praktikat pozitive të kooperacionit. Mbi këtë bazë qenë themelore veprimtaritë e përbashkëta dhe vlerësimet rigoroze me marrësit e kooperacionit italian dhe me veprues të tjerë socialë, të decentralizuar dhe institucionalë, në rolin e homologëve të privilegjuar, duke krijuar partnete mes Italisë dhe Kosovës nëprëmjet veprimtarive të zgjedhura posaçërisht, edhe në mbështetje të planeve vendase të zhvillimit. Nëpërmjet analizës dhe shqyrtimit të thelluar të proçesve të jetuara dhe të pjekura në partneritet, janë shtuar nivelet e ndërgjegjësimit mbi mundësitë e shumta për forcimin e rolit të subjekteve socialë në proçeset e zhvillimit demokratik në rrethana të caktuara.
I është kushuar një vëmendje po aq e madhe dhe e drejtpërdrejtë protagonizmit dhe rrjedhojave mbi subjekte të privilegjuar në territor (OJQ, ente publike dhe administrative, institucione), mes pupollatës së zgjedhur dhe mjediseve shkollore në të dy vendet Italia/Kosovë, të cilave u jepen mjetet, informacionet dhe drejtimet novatore për një zhvillim të ndërvarur dhe pjesëmarrës.
Ky studim ka angazhuar për një periudhë kohore prej 3 tremujorësh, një ekip prej 15 vepruesish/studiuesish të ndarë në mënyrë gati të barabartë mes Italisë dhe Kosovës.
Zhvillimi tematik ka të bëjë me linja të ndryshme projektesh ndërhyrjeje në kuadrin e analizës së rrethanave, të rishikuara çdo herë duke u nisur nga pikëvështrime të ndryshme sipas sektorit të studimit. Është interesante të bëhet një lexim krahasues dhe të gjenden udhëkryqet tematike. Përdorimi i përbashkët i të dhënave statistike dhe i treguesve të analizave/vlerësimeve, ka synuar të përmirësojë e të fuqizojë në perspektivë edhe drejtimet e stabiliteti social dhe te praktikave të kooperimit. Seicili subjekt i shoqërisë civile dhe/ose institucionale është përfshirë në bazë të fizionomisë së vet, të identitetit dhe aftësisë projektuese.
Studimi/Kërkimi do të paraqitet me rastin e dy Konferencave Ndërkombëtare që do të zhvillohen respektivisht në Romë, në fillim të muajit nëntor 2009, dhe në Prishtinë /Priština nga marsi i vitit 2010. Do të përdoret si bazë e debatit dhe e diskutimeve mes relatorëve dhe pjesëmarrësve.
Si një mjet tjetër referimi për thellimin e tematikave parashikohet krijimi i një hapsire në Internet për të mbledhur on line dhe on going pasurinë e punës së bërë në ëeb-sitin e PRO.DO.C.S., OJQ-ja kryesuese e projektit me mundësinë e linkeve për të gjithë web sitet e OJQ-ve të përfshira dhe të interesuara, të institucioneve të ndryshme publike dhe administrative dhe të universiteteve që janë përfshirë. Dokumentet e bashkëngjitura të përmendura në shënimet e studimeve, janë vënë on line. Parashikohet edhe hapsirë kushtuar një forumi që do të realizohet nga OJQ-të/shoqatat kosovare dhe italiane të interesuara për vazhdimin e punës së filluar. Atje do të jepen informacione shtesë, duke garantuar një dinamikë shkëmbimi idesh gjithnjë të azhornuar.
Në fund, duhen theksuar veprimtaritë ekzistuese të koordinimit në Kosovë mes OJQ-ve italiane, të promovuara dhe të shoqëruara nga Njësia Teknike Vendore e kooperacionit në Prishtinë/Priština dhe nën kujdesin e Ambasadës së Beogradit, gjë që ka favorizuar proçeset e ballafaqimit dhe të mbështetjes reciproke mes OJQ-ve. Atyre i shkon falenderimi ynë i sinqertë sepse na dhanë mundësinë të shprehim edhe treguesit e përshtatshëm cilësorë dhe të angazhimit në projekte, Koordinimi mes OJQ-ve të ndryshme bëri të mundur aktivizimin e rrjeteve territoriale, ku mund të përcaktohen rolet e seicili subjekt, në bazë të fizionomisë institucionale dhe të kapacitetit të seicilit. Në këtë logjikë susidiariteti janë përtdorur bashkërisht fokuse dhe këndvështrime novatore në mbështetje të veprimtarive të ardhshme të përbashkëta peer education, kooperacioni dhe politika fqinjësie më zonën e Ballkanit.
Një tjetër falenderim është për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe bënë të mundur këtë Studim dhe që përmenden me emra në një pjesë tjetër të vëllimit.
Ky Studim/Kërkim dëshëron të jetë një mesazh domethënës për komunutetet e ndryshme në Itali dhe Kosovë, i dobishëm për përpunimin e mjeteve efikase të komunikimit dhe shkëmbimit. Urojmë që puna e përbashkët në territor dhe njohja reciproke të mund të lehtësojnë angazhimin për vetëzhvillim, për arritjen e objektivave të Mijëvjeçarit (MDGs) dhe për menaxhimin jo të dhunshëm të konflikteve për të favorizuar një bashkëjetesë të paqësuar.
Anna Maria Donnarumma
Presidente e PRO.DO.C.S.
KY STUDIM KA ZGJEDHUR LINJAT E MËPOSHTME STRATEGJIKE SI FUSHA NDËRHYRJEJE TË REALIZUARA NË PARTNERSHIP ME OJQ-TË KOSOVARE
1. Në fushën sociale, për studimin e formave të disavantazhit të nxjerra në territor, në veçanti për sa i përket gëjndjes/kushteve të të miturve të braktisur, të zgjeruara edhe në enklavat dhe fshatrat e Kosovës, nëpërmjet veprimtarive të parashikuara nga sistemi i mbrojtjes së të miturve dhe të familjeve. Është përgatitur nga Ai.Bi.
2. Sektori edukues, për matjen e treguesve të formimit, që të bëjë të mundur zhvillimin e kapaciteteve/kompetencave për rritjen njerëzore dhe ndryshimin social me një frymë ndërkulturore; promovimi i të drejtave të fëmijëve në kuadrin shkollor, nëpërmjet kërkimit në sektorët e planifikimit didaktik dhe të edukimit formal e të përhershëm. Është përgatitur nga RTM dhe C.E.S.E.S.
3. Dialogu ndëretnik/ndërkulturor, për përcaktimin e dinamikave në marrëdhëniet që të promovojnë pranimin reciprok mes etnive dhe format e bashkëjetesës paqësore, në rrethanat e vendit, nëpërmjet takimeve mes grupeve dhe përfaqësive ndëretnike dhe ndërfetare, si dhe nëpërmjet përfshirjes së tyre në aktivitete, eshtë përgatitur nga INTERSOS
4. Sektorët parësorë të zhvillimit ekonomik, si bujqësia dhe zooteknia për verifikimin e faktorëve të ndryshueshëm të zhvillimit të vendit të lidhura me strukturat primare të prodhimit, për të përcaktuar kushtet e shtimit të përqindjes së prodhueshmërisë dhe ciklin prodhues – tregtim – të ardhura, nëpërmjet analizës së praktikës dhe projekteve të zhvillimit. Është përgatitur nga PRO.DO.C.S.
5. Zhvillimi financiar dhe i mikrokredisë, i kuptuar si një mjet i përshtatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës për kredi në sektorët parësorë të zhvillimit, nëpërmjet një analize të gëjndjes aktuale të mikrokredisë në Kosovë dhe mundësitë e zhvillimit te tij, si dhe nëpërmjet studimit të futjeve në treg me një analizë të gjëndjes se konkurrencës dhe të tregut të produkteve bujqësore. Është përgatitur nga CeLIM Milano
6. Fenomeni i migrimeve, për të kuptuar tipologjinë e flukseve migruese dhe integrimin e kosovarëve në shoqërinë italiane, duke ndjekur një analizë cilasore/sasiore të migrimit të tyre, duke konsultuar të dhënat që kanë të bëjnë me kërkesat e vizave, në bashkëpunim me Zyrën e Vizave të Konsullatës së Prishtinës/Priština dhe nëpërmjet intervistimit të emigrantëve dhe të personave të kthyer. Është përgatitur nga IPSIA
Vai a CITTÀ E CITTADINANZE →
Vai a PUBBLICAZIONI →